Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll, Kosova U18 vazhdon me humbje

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në basketboll ka regjistruar edhe humbjen e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura deri më tani në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Rumani.

Pas pesë humbjeve në Grupin B, në të cilin përfundoi e fundit, Kosova të premten u mposht edhe në ndeshjen për plasman (17-22) nga Irlanda me rezultatin 73:72.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova do ta ketë edhe një ndeshje për renditjen përfundimtare në këtë turne.

Ndaj Irlandës, Kosova i humbi tre çerekët e parë, ndërsa e fitoi të fundit (19:10) por që nuk arriti ta shmang humbjen e radhës.

Te Kosova u dalluan Bardh Istrefi me 27 pikë e shtatë kërcime dhe Olsi Kurtaj me 12 pikë e nëntë kërcime.