Sport

Avdijaj debuton me fitore te Zuerichu

Sulmuesi Donis Avdijaj ka debutuar me fitore te kampioni i Zvicrës, Zuerichu.

Zuerichu të enjten mbrëma fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Linfieldit, në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Në ndeshjen në Irlandë të Veriut, te Zuerichu startuan Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu e Lindrit Kamberi. Të tre kompletuan ndeshjen në mbrojtje, ndërsa Kamberi u ndëshkua me karton të verdhë.

Ndërkohë Donis Avdijaj u aktivizua në minutën e 72-të. Prej minutës së 85-të luajti edhe Bledian Krasniqi.

Avdijaj, që ditë më parë iu bashkua Zuerichut, u ndëshkua me karton të verdhë.