Timo Werner do të largohet nga Chelsea. Sulmuesi gjerman është i pakënaqur te skuadra londineze dhe është në kërkim të një aventure të re për të luajtur më shumë.
Sulmuesi u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të ketë më shumë minuta për të qenë në formë të lartë për Kampionatin Botëror që mbahet këtë vit në Katar.
Për shërbimet e Wernerit në garë janë Newcastle, Juventusi dhe Leipzigu.
Chelsea është i hapur të lejojë largimin e gjermanit gjatë kësaj vere.