Dy notarët e Kosovës, Hana Bejiqi dhe Mal Gashi ishin garuesit e parë që përfaqësuan Kosovën në Festivalin Veror Olimpik Evropian për të Rinjë që po mbahet në Sllovaki. Të hënën, Bejiqi u paraqit në 100 metra krol, ndërsa Gashi në 400 metra në krol.
Bejiqi pati kohën 1:01.48 minutë, por që nuk i mjaftoi për të avancuar në gjyëmsinale.
Ajo doli e dyta në baterinë e saj me tetë garuese, ndërsa në përgjithësi përfundoi e 40-ta. Ndërkohë, Gashi përfundoi me kohë 4:15.61 minutash duke e zënë vendin e 31-të, e cila nuk ishte e mjaftueshme për t’u kualifikuar tutje.
Bejiqi do të garojë edhe në 50 metra krol, ndërsa Gashi në 1500 metra.