Tottenhami është shumë i interesuar që ta transferojë mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.
Mediat në Itali shkruajnë se klubi nga Londra është i gatshëm që të paguajë rreth 65 milionë euro për Skriniarin.
Sllovaku 27-vjeçar është dëshirë e trajnerit Antonio Conte, i cili ka punuar me të tek Interi, duke e fituar titullin e kampionit në Serie A.
Skriniari ka kontratë me klubin italian deri në vitin 2023.