Ishte shumë ftohtë në ato ditë janari kur Luzerni nisi përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit 2021/22, në fushën me bari sintetik në Kriens. Trajneri Mario Frick e mori ekipin e Luzernit në fund të tabelës – dhe pas serisë më të keqe në histori të klubit, atij i duhej t’i përmbyste gjërat për ta siguruar disi mbijetesën në elitën e futbollit zviceran.
Këto ishin kushtet e pakëndshme në të cilat, ai u tregua i gatshëm për Luzernin. Në seancën e tij të parë, Fick zbuloi njëfarë Ardon Jashari, i cili më parë kishte luajtur për ekipin U21, por tani shquhet sikurse profesionistët.
“Ai është me të vërtetë i mirë”, ishte mendimi i trajnerit.
Frick e futi atë në listë pak më vonë. Aq mirë sa trajneri i Luzernit e vendosi mesfushorin e ri qendror në formacionin startues dhe kurrë më nuk e nxori.
19-vjeçari do të bëhet së shpejti një lider i ekipit, duke udhëhequr mesfushën, asistuar në gola – madje edhe duke shënuar vetë. Si në duelin e parë me Schaffhausenin (2:2), i cili po ashtu dha kontribut te Luzerni, që siguroi mbijetesën në Zvicër.
Brenda një periudhe prej gjashtë muajsh, Jashari e dëshmoi veten nga një nxënës i sprovuar me profesionistët në një yll. Ai ka fituar vendin e titullarit te trajneri Frick dhe perspektivën për të luajtur në njërën prej top pesë ligave më të mira të Evropës, nëse vazhdon me këtë ritëm.
Dhe, trajneri i Luzernit po e shtynë para. Frick e ka bërë Jasharin zëvendëskapiten pas ish-yllit të Bundesligës, Christian Gentner, për këtë edicion. Duke parë gjasat që 36-vjeçari Gentner mund të përfundojë më shumë në stol, si në fundin e sezonit të kaluar, Jashari që më 30 korrik mbush 20-vjeç, është “de fakto” kapiten i Luzernit në fushë.
“Nuk mund ta pengosh karrierën e Ardonit”, shprehet Frick.
Ai është i lumtur që e njeh të riun në Luzern pas zgjatjes së kontratës së tij deri në verën e vitit vitin 2026.
“Shpresojmë edhe për një vit”, shtoi Frick.
Ai nuk është shqetësuar se Jashari mund të jetë në qendër të vëmendjes për skuadrat tjera që do të shprehin interesim për të.
“Ai ka një ambient shumë të mirë për këtë”, pranoi trajneri.
Për të riun do të kujdesen mirë edhe bashkëlojtarët Gentner dhe Denis Simani.