Sport

KOK-u prezanton ekipin për Festivalin Olimpik Evropian

 

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), të martën ka prezantuar ekipin e Kosovës për të rinj që do të paraqitet në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj (EYOF) “Banska Bistrica 2022”.

Kjo ngjarje mbahet në Sllovaki prej datës 24 deri më 30 korrik. Ekipi i Kosovës përbëhet prej 13 sportistëve, të cilët do të paraqiten në shtatë sporte të ndryshme.