Sport

Ten Hag insiston se Ronaldo mbetet tek Unitedi

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik Ten Hag, ka insistuar se Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere, ka raportuar “Sky Sports”, të martën.

Ten Hag në një intervistë ka thënë se ai dëshiron të punojë me Ronaldon, pasi portugezin e sheh si lojtar të rëndësishëm të Unitedit në sezonin e ri.

“Është më se e qartë, Ronaldo nuk është në shitje. Unë kam planifikuar ta kem Ronaldon në ekip për sezonin e ri dhe me padurim po pres të punoj me të”, ka insistuar Ten Hag. Kohët e fundit është raportuar se Ronaldo ka kërkuar largimin nga Unitedi, pavarësisht se ka kontratë deri në vitin e ardhshëm. Unitedi e ka nisur fazën përgatitore në Melbourne të Australisë, por Ronaldo ende nuk i është bashkuar ekipit.