Sport

Liverpooli interesohet për Antonyn

Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, brazilianin Antony, ka raportuar “Football Insider”, të martën. Antony ka kohë që po kërkohet edhe nga Manchester Unitedi, pasi ka vendosur të largohet nga Ajaxi këtë verë.

Megjithatë, kërkesa e lartë e Ajaxit për lirimin e tij i ka vështirësuar shumë gjërat. Për kartonin e Antonyt, Ajaxi po kërkon të paktën 65 milionë euro. Liverpooli pritet ta kontaktojë Ajaxin gjatë kësaj jave në tentim për ta ulur çmimin për brazilianin, i cili po pëlqehet nga trajneri Juergen Klopp.

22-vjeçari ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2025 dhe është reprezentues i Brazilit. Sezonin e fundit Antony pati 12 gola e 10 asistime në 32 paraqitje në të gjitha garat për Ajaxin.