Sport

Hendbollistët e UP-së fitojnë Kupën Botërore Universitare

 

Ekipi i Universitetit të Prishtinës ka fituar Kupën Botërore Universitare në Hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të dielën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, hendbollistët kosovarë fituan finalen ndaj ekipit universitar nga Koreja e Jugut me rezultatin 33:30.

Hendbollistët e UP-së kanë qenë në epërsi të vazhdueshme në pjesën e dytë, por edhe në shumicën e kohës në pjesën e parë.