Sport

Tottenhami do të paguajë shumën e kërkuar për Depayn

Tottenhami është i gatshëm të paguajë 20 milionë euro për Memphis Depayn, sulmuesin që po konsiderohet i tepërt te klubi i Barcelonës.

Drejtuesit e klubit spanjoll i kanë thënë Depayt që ta gjejë një klub të ri. Barça e ka përforcuar sulmin me Robert Lewandowskin dhe Raphinhan.

Depay nuk është në planet e trajnerit Xavi Hernandez. Dhe holandezi karrierën mund ta vazhdojë në Premier League.