Florid Gashi dhe Shkëlzen Goçi janë fituesit e edicionit të sivjetmë të kërcimeve nga Ura e Fshejtë në Gjakovë.
Dyshja fitoi në stilin “Dallëndyshe” pasi grumbulluan secili nga 58.5 pikë.
Në stilin “në këmbë” fituan Egzon Prenqi dhe Kreshnik Bajra.
Çmimin e ndanë familjarët e Riza Sali Gërqinës, kampioni i shumëfishtë i kësaj gare, që vdiq pak muaj më parë pas një kërcimi nga Ura e Fshejtë.
Ky ishte edicioni i 67-të i garës tradicionale.