Sport

Muriqi dhe Durmishi të padëshiruar te Lazio

Vedat Muriqi

Skuadra e Lazios është në kërkim të skuadrave të reja për dyshen Vedat Muriqi dhe Riza Durmishi.

“Gazetta dello Sport” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit italian nuk llogaritin në shërbimet e të dy lojtarëve për sezonin e ri.

Muriqi edicionin e shkuar ishte i huazuar te Mallorca derisa Durmishi te Sparta Rotterdam.

Klubi italian është në pritje të ofertave për të dy lojtarët, pasi nuk bëjnë pjesë në planet e trajneri Maruzio Sarri për sezonin e ri.

Nga Lazio këtë verë mund të largohet edhe mbrojtësi i krahut të djathtë Elseid Hysaj.