Një gol e një asistim ka regjistruar Leart Paqarada në nisje të Bundesligës 2 të Gjermanisë me St. Paulin.
Paqarada edhe në sezonin e kaluar pati paraqitje shumë të mirë në rangun e dytë të futbollit gjerman, me tri gola të realizuar e 11-të asistime në të gjitha garat.
Të shtunën gjatë ditës, St. Pauli fitoi me vështirësi ndaj Nurnbergut 3:2 në xhiron e parë të sezonit të ri.
Asistimin e parë të sezonit, Paqarada e bëri në minutën e 24-t për mesfushorin Jackson Irvine.
Ndërkohë, golin e parë të edicionit të ri e shënoi nga penalltia në minutën e 37-të.
Ai luajti në tërë ndeshjen, ndërsa Betim Fazliji, mbrojtësi tjetër i Kosovës që u zyrtarizua të premten te skuadra gjermane, debutoi në minutën e parë të kohës shtesë.