Sport

Pas shpërthimit te Drenica, Uka shpreson të vazhdojë me gola edhe te Prishtina

 

Sulmuesi Kreshnik Uka i është bashkuar sërish Prishtinës. Ai këtë herë ka firmosur për dy vjet me klubin e kaltër. Uka edhe më herët ka luajtur për Prishtinën, por për një periudhë ishte i huazuar te Drenica. Te Drenica ka shpërthyer në edicionin e kaluar, duke realizuar 19 gola. Dhe me formë të njëjtë sulmuesi 27-vjeçar shpreson të vazhdojë te skuadra e kaltër.

Periudha e kaluar te Prishtina nuk ishte e suksesshme për Ukën. Ai asnjëherë nuk ka shfaqur te skuadra e kaltër nivelin që shfaqi te Drenica. Por është i bindur se këtë herë do të jetë ndryshe.