Sport

Klopp: Bellingami nuk do të transferohet këtë verë

Juergen Klopp ka dhënë një shpjegim të thjeshtë se përse Liverpooli nuk do të tentojë transferimin e Jude Bellinghamit këtë verë.

Trajneri gjerman ka thënë se është skuadra e Borussia Dortmundit që nuk dëshiron ta shesë mesfushorin.

“Ai nuk është në treg, kështu që ky është problemi i parë me atë lojtar. Epo, problemi i vetëm me atë lojtar është ky”, deklaroi Klopp.

Trajneri Klopp ka bërë të ditur se gjatë kësaj vere Liverpooli nuk do të transferojë ndonjë mesfushor.

Ai ka insistuar se në skuadër ka mjaft lojtarë kualitativë.