Sport

Asllani realizon golin e parë me Interin

Interi shënoi fitore të thellë në miqësoren ndaj Milanese, të zhvilluar të shtunën.

Zikaltërit triumfuan me rezultat 10:0, derisa në mesin e golashënuesve ishte edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani.

Paraqitja e tij u vlerësua lart pasi ofroi raste të mira shënimi.

Kjo ishte paraqitja e parë e Asllanit nën fanellën e klubit italian

Javë më parë, 20-vjeçari u transferua te klubi nga Empoli.

VIDEO: