Giovani Lo Celso, Tanguy Ndombele, Sergio Reguilon dhe Harry Winks do të lejohen të largohen nga Tottenhami po që se vjen oferta e duhur për ta, raporton “SkySports” të shtunën.
Katërshja s’është ftuar nga Antonio Conte për udhëtim në turneun parasezonal të Koresë së Jugut.
Të katërtit do të vazhdojnë përgatitjet në Londër.
Klubi raportohet se tashmë edhe ua ka caktuar çmimin secilit prej tyre.