Liverpooli është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar nga Borussia Dortmund për të transferuar Jude Bellinghamin gjatë kësaj vere.
Skuadra angleze tash e një kohë të gjatë është lidhur me transferimin e mesfushorit anglez.
Klubi gjerman për ta liruar lojtarin po kërkon 120 milionë euro dëmshpërblim.
“Liverpool Echo” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit se janë pajtuar të paguajnë shumën e kërkuar për 19-vjeçarin.
Trajneri Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bëjnë të pamundurën për të sjell në “Anfield” mesfushorin.
Për Bellinghamin interesim kanë shprehur edhe Manchester Unitedi dhe Real Madridi.