Sport

Dabiqaj kërkon fitore dhe kualifikim me lojë të bukur

Descriptive Text

Mesfushori Albert Dabiqaj, thotë se Gjilani është gati të përballet me Liepajan.

Sipas tij, me lojë të bukur dhe angazhim maksimal, mund ta sigurojnë kalimin në raundin e dytë.

“Do të mundohemi që nëpërmjet lojës së bukur të arrijmë kualifikimi tutje. Jemi gati të jemi më të mirën. Nuk po mendojmë për sezonin e ri, por po mendojmë për ndeshjen ndaj Liepajës. Atmosfera është e jashtëzakonshme”, tha Dabiqaj në konferencën për media.

Gjilani do të përballet me Liepajan, të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës..

Ky do të jetë dueli i parë, kurse ndeshja e kthimit ku edhe do të përcaktohet ekipi që kalon tutje, zhvillohet javën tjetër në Letoni.