Vedat Muriqi mund ta vazhdojë karrierën në Belgjikë.
Mediat italiane kanë shkruar të mërkurën se ai mund t’i bashkohet skuadrës së Club Brugget, që është shumë afër arritjes së marrëveshjes me të.
Klubi spanjoll, Mallorca, te i cili Muriqi ishte i huazuar nga muaji janar, nuk ka bërë ofertë më të madhe se 5.5 milionë euro.
Tani në lojë ka hyrë edhe klubi belg Brugge.
“Calciomercato” ka shkruar se finalizimi i marrëveshjes mund të bëhet për 10 milionë euro.
Sulmuesi i Kosovës, Muriqi, në La Liga realizoi katër gola dhe pati tri asistime në 15-të ndeshje të luajtura.