Sport

Risi në formacionin e Ballkanit ndaj Zhalgirisit

Albin Berisha do të jetë nga minuta e parë për Ballkanin në ndeshjen debutuese në garat evropiane kundër Zhalgirisit, e cila fillon në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. 

Berisha 21-vjeçar ishte i huazuar te Malisheva sezonin e kaluar, dhe falë paraqitjeve të mira edhe në fazën përgatitore të skuadrës suharekase, trajneri Ilir Daja ia ka besuar pozitën e startuesit.

Ai do të startojë në fazën e sulmit bashkë me Ermal Krasniqin.

Në mesfushë do të luajnë Meriton Korenica, Lindon Emërllahu, Edvin Kuq e Nazmi Gripshi.

Në mbrojtje, Armend Thaqi do të luajë në krahun e djathtë, Lumbardh Dellova e Bajram Jashanica në qendër e Astrit Thaqi në të majtë.

Ardhjet e reja si mesfushori Qendrim Zyba, mbrojtësi Leonit Abazi e sulmuesi Cardoso, do ta nisin ndeshjen nga banka rezervë.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Lituani.

Image