Sport

Telaku i fundit në mbyllje të Lojërave Mesdhetare

Notari Alush Telaku e ka mbyllur i fundit garën në 100 metra delfin, në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Ai përfundoi i shtati në bateri me kohë prej 59 sekondash e 70 të qindtat. Ishte në baterinë e tretë.

Kohë më të dobët pati edhe se të gjithë garuesit e dy baterive të para. Pra, nga gjithë 19 garuesit, Telaku doli i fundit.

Telaku ishte edhe garuesi i fundit i ekipit të Kosovës në Lojërat Mesdhetare.

Kosova nga Algjeria kthehet me gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta. Pesë medalje u fituan nga xhudoja dhe një e bronztë nga boksi. Ceremonia mbyllëse e Lojërave Mesdhetare do të mbahet të mërkurën.