Sulmuesi Dries Mertensi ka lënë të kuptohet se dëshiron të qëndrojë te Napoli.
Mertensi që është edhe favorit i tifozëve napolitan, ka pëlqyer në Instagram një imazh ku shkruan “Ne meritojmë një fund të lumtur”.
Megjithatë, e ardhmja e tij dhe disa lojtarëve të tjerë të moshuar te klubi italian ende mbetet e paqartë.
Belgut që është golashënuesi më i mirë në histori të Napolit i ka skaduar kontrata në fund të qershorit.
Nga Napoli është larguar Lorenzo Insigne, i cili është transferuar te Toronto në MLS. Kurse në dyshime është edhe e ardhmja e Kalidou Koulibalyt,