Sport

Maxhuni po shkëlqen te Finlanda, nuk e përjashton mundësinë që të transferohet në Kosovë

 

Kroacia po shkonte drejt fitores. 23 sekonda para fundit rezultati ishte 79:75 në të mirë të saj. Por në basketboll sekondat janë të mëdhenj. Dhe kjo u dëshmua edhe në ndeshjen e së dielës mbrëma në Rjekë.

Edon Maxhunit, basketbollistit kosovar të përfaqësueses së Finlandës, nuk iu drodhën duart 23 sekonda para fundit. Ai realizoi për tri pikë dhe ngushtoi rezultatin në 79:78. Maxhuni bëri shpejt faull në Lovro Gnidiq. Kroati nuk shënoi asnjërën gjuajtje të lirë dhe rezultati mbeti 79:78 në të mirë të Kroacisë. Katër sekonda para fundit Lauri Markkanen shënoi për tri pikë, përkatësisht për rezultatin 81:79. Kroacia humbi një tentim për tri pikë e më pas dy gjuajtje të lira. Dhe shifrat nuk ndryshuan.