Sport

Vendet e fundit për notarët Telaku e Beka

Notari i Kosovës Alush Telaku ka mbetur i fundit prej gjashtë garuesve në disiplinën 200 metra delfin.

Ai e mbylli garën për 2 minuta 13 sekonda e 84 të qindtat, 15 sekonda e 35 të qindtat prapa vendit të parë, të cilin e zuri italiani Antonino Faraci.

Gara në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” u zhvillua të hënën.

Po të hënën garoi edhe Vanesa Beka që po ashtu përfundoi e fundit me kohë prej 37.14 sekonda në disiplinën bretkosë. E mbylli gati gjashtë sekonda prapa italianes, Lisa Angiolini. Në disiplinën e saj ishin 5 garues.