Sport

Milani dërgon ofertën e parë për Ziyechin

Milani ka përgatitur ofertën e parë për sulmuesin anësor të Chelseat, Hakim Ziyech.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit “rossonerë” po e kërkojnë në formë huazimi sulmuesin e krahut, me të drejtë blerjeje.

Milani ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit se do ta blejë përfundimisht kartonin e lojtarit për 25 milionë euro, pas përfundimit të sezonit.

29-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel për sezonin e ri.