Prishtina vazhdon ta kompletojë ekipin për edicionin e ri.
Mbrojtësi Muhamed Useini është lojtari i radhës që prezantohet nga skuadra e kaltër. Useini është 33-vjeçar nga Tetova.
Ai në tri vjetët e fundit luajti për Gjilanin. Pra bashkohet te Prishtina me trajnerin Ismet Munishi.
Useini ka firmosur për dy vjet, ka njoftuar Prishtina. Ai ka luajtur edhe në skuadra të ndryshme në Maqedoni të Veriut dhe në Shqipëri