Sport

Qerimaj ia siguron medaljen e katërt Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare

Peshëngritësi Erkand Qerimaj ia ka siguruar medaljen e katërt Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Qerimaj fitoi medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes në peshat 73 kilogramë, mes kontestimeve nga gjyqtarët.

Pasi dështoi në dy provat e para me 148 kg, Qerimaj realizoi me sukses provën e tretë me 149 kg, duke shpërthyer në festë. Por çuditërisht dy nga tre gjyqtarët e konsideruan fillimisht provën të parregullt. Kjo gjë solli protesta të forta nga Qerimaj. Më pas në rishikim, gjyqtarët vendosën ta quanin si provë të rregullt.

Medalje të artë për Shqipërinë fitoi atletja Luiza Gega e mundësi Zelimkhan Abakarov, ndërsa të bronztë e ka marrë mundësi Islam Dudaev.