Skuadra e Interit ka zyrtarizuar edhe përforcimin e katërt për edicionin e ri.
Pas Romelu Lukakut, Kristjan Asllanit e Andre Onanas, Interi të shtunën ka bërë të ditur edhe transferimin e mesfushorit Henrikh Mkiytarianit.
Armeni ka firmosur kontratë dyvjeçare me Interin dhe është transferuar si lojtar I lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Romën.
Në tri sezonet e fundit, 33-vjeçari ka shënuar 29 gola dhe ka bërë 28 asistime në 117 paraqitje në të gjitha garat për Romën.
Ai ka luajtur edhe për Manchester Unitedin, Arsenalin, Borussia Dortmundin e Shakhtar Donetskun.