Akil Gjakova ka arritur në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.
Gjakova në çerekfinale të kategorisë deri 73 kilogramë e mposhti me “Ippon” grekun Michail Tsoutlasvili.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë gjysmëfinale Gjakova do të përballet me xhudistin algjerian Redouane Messaoud Dris.
Dris në rundin e parë e mposhti xhudistin shqiptar Indrit Cullhaj.
Xhudo i solli të mërkurën Kosovës dy medalje nga Lojërat Mesdhetare. Distria Krasniqi mori të artën në kategorinë 52 kilogramë, ndërsa Flaka Loxha ishte e bronztë deri 57 kilogramë.