Sport

Humbje për shigjetarët në Lojërat Mesdhetare

Valmir Gllareva dhe Edi Dvorani kanë pësuar humbje në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Gllareva u mposht nga italiani, Alessandro Paoli me rezultat të përgjithshëm 6:4. Me po të njëjtin rezultat të enjten disfatë ka pësuar edhe Dvorani.

Dvorani humbi nga shigjetari francez, Iban Bariteaud.