Sport

Tottenhami arrin marrëveshje për Richarlisonin

Skuadra e Tottenhamit ka siguruar shërbimet e sulmuesit Richarlison, ka bërë të ditur “Sky Sports” të enjten. Mësohet se Tottenhami tashmë ka arritur marrëveshje me Evertonin për transferimin e brazilianit, që do të bëhet zyrtare gjatë ditëve në vijim.

Për kartonin e Richarlisonit, Tottenhami do të paguajë 60 milionë euro, kurse braziliani do të firmosë kontratë pesëvjeçare. 25-vjeçari ka qenë pjesë e Evertonit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Watfordi dhe kishte kontratë deri në vitin 2024.

Sezonin e fundit, Richarlison ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar pesë herë në 33 paraqitje në të gjitha garat për Evertonin.