Skuadra e Tottenhamit ka siguruar shërbimet e sulmuesit Richarlison, ka bërë të ditur “Sky Sports” të enjten. Mësohet se Tottenhami tashmë ka arritur marrëveshje me Evertonin për transferimin e brazilianit, që do të bëhet zyrtare gjatë ditëve në vijim.
Për kartonin e Richarlisonit, Tottenhami do të paguajë 60 milionë euro, kurse braziliani do të firmosë kontratë pesëvjeçare. 25-vjeçari ka qenë pjesë e Evertonit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Watfordi dhe kishte kontratë deri në vitin 2024.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSezonin e fundit, Richarlison ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar pesë herë në 33 paraqitje në të gjitha garat për Evertonin.