Sport

Danjuma drejt West Hamit

Arnaud Danjuma -

Sulmuesi i Villarrealit, Arnaut Danjuma, pritet që sezonin e ri të luajë në Premier League te skuadra e West Ham Unitedit. “Marca” ka njoftuar të enjten se West Hami është pajtuar të paguajë klauzolën e lirimit të 25-vjeçarit në vlerë prej 40 milionë eurosh.

Po ashtu, edhe Danjuma po dëshiron t’i bashkohet ekipit londinez pas paraqitjeve të mira që i pati sezonin e shkuar te Villarreali.

Ai shënoi 16 gola në të gjitha garat për ekipin spanjoll, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2021. Danjuma iu bashkua vitin e shkuar Villarrealit, kurse ka edhe gjashtë paraqitje e dy gola të shënuar me Holandën.