Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi zyrtarizon Lukakun

Skuadra e Interit ka konfirmuar kthimin e sulmuesit Romelu Lukaku pas një sezoni të kaluar te Chelsea. Interi të mërkurën mbrëma nëpërmjet një postimi në “Twitter” i ka dëshiruar mirëseardhje sulmuesit belg. Lukaku është prezantuar pasi i ka kryer kontrollimet mjekësore tek ekipi italian.

Ai te Interi është huazuar për një vit nga Chelsea.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për huazimin e Lukakut, Interi do të paguajë nëntë milionë euro, por nuk e ka opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit të ri. Lukaku ka luajtur për dy edicione tek Interi (2019, 2020) dhe ka fituar titullin e kampionit përpara se të transferohej verën e shkuar te Chelsea për 113 milionë euro.

Ai nuk bindi me paraqitjet e tij dhe për këtë arsye u largua nga Chelsea, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.