Skuadra e Schalkes që siguroi ngritjen në Bundesligën gjermane këtë vit, ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar Elvis Rexhbeçaj.
Schalke së fundmi ka transferuar edhe Amadou Diawaran nga Roma, por është në kërkim edhe të një mesfushori.
Mediumi gjerman “Sky” ka shkruar të mërkurën, se Rexhbeçaj 24-vjeçar, pëlqehet shumë nga zyrtarët e klubit të Bundesligës gjermane.
Rexhbeçaj në edicionin që shkoi ishte i huazuar te skuadra e Bochumit, ndërsa është futbollist i Wolfsburgut.
Me Wolfsburgun, ai ka kontratë deri në vitin 2023. Sezonin e kaluar pati 36 ndeshje të zhvilluara dhe kontribuoi me dy asistime.