Sport

Dy dhjetëshet e Kosovës nga familja Limani

Valentina Limani është 20 vjeçe dhe luan për Përfaqësuesen A të Kosovës, ndërsa vëllai i saj, Gentriti, 16 vjeç, luan për Përfaqësuesen U-19 të Kosovës. Të dy bëjnë karrierë në Gjermani. Ata kanë edhe shumë të përbashkëta, ndër të tjera numrin që mbajnë në fanellë dhe dashurinë për fanellën e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Valentina ka marrë fanellën me numrin 10 te Përfaqësuesja A e Kosovës në futboll. Fanella me numrin më të lakmuar në futboll i është dhënë edhe Gentritit, te Përfaqësuesja U-19 e Kosovës në futboll. Asgjë e veçantë, sikur të mos bëhej fjalë për motër e vëlla. Valentina e Gentrit Limani me gjasë janë të parët ose ndër të parët vëlla e motër që në të njëjtën kohë janë pjesë e përfaqësueseve të Kosovës në futboll. Vlerësohet se kanë të ardhme të ndritur, ndërsa karrierën janë duke e zhvilluar në Gjermani.

(Gjerësisht sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.