Sport

Dy medalje për Shqipërinë nga mundësit e natyralizuar

Descriptive Text

Shqipëria po ka telashe për të fituar medalje në ngjarjet e rëndësishme me sportistët e saj dhe tashmë ka zgjedhur edhe mënyrën e natyralizimit. Dy sportistë të natyralizuar të martën kanë fituar medalje për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Bëhet fjalë për mundësit Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev. Abakarov, që është nga Çeçenia e Rusisë, është afruar nga Federata e Mundjes e Shqipërisë dhe disa muaj më parë është pajisur me pasaportë të Shqipërisë. Ai fitoi të artën në kategorinë deri 65 kilogramë, duke e mposhtur në finale egjipitianin Yehia Hafez. Reprezentuesi i Shqipërisë filloi garimin në çerekfinale, ku e kaloi turkun Munir Recep Aktash. Ndaj tij fitoi 8:4. Ndaj serbit Stevan Miçiq ishte bindës duke fituar 9:0. Edhe në finale ishte bindës, fitoi 11:0.

Ndërkohë Islam Dudaev fitoi medalje bronzi në kategorinë deri 74 kilogramë. Dudaev humbi luftën e parë nga Samet Ak i Turqisë, 6:3. Por fitoi rastin në repesazh dhe fitoi 8:0 ndaj Abdelkader Ikkal të Algjerisë. Kjo fitore i mjaftoi për medaljen e bronztë. Edhe Dudaev është nga Çeçenia, por që tashmë po fiton medalje për Shqipërinë.

Shqipëria tani ka zënë vend në listën e medaljeve në Lojërat Mesdhetare. Plot 19 shtete kanë fituar medalje deri të martën, në tri ditët e para të garave. Shqipëria ndan pozitën e tetë me Maqedoninë e Veriut dhe San Marinon. Udhëheq Turqia me tetë të arta e 17 medalje gjithsej. Algjeria i ka gjashtë të arta e dhjetë gjithsej. I treti është Egjipti me katër të arta e 14 medalje gjithsej.

Kosova ende nuk është në listë.