Sport

Liverpooli në garë me Cityn për Bellingamin

Jude Bellingham

Liverpooli është në garë me Manchester Cityn për Jude Bellinghamin e Borussia Dortmundit. Siç raporton të hënën “The Sun”, Liverpooli është i bindur se anglezi do t’i bashkohet verën e vitit të ardhshëm.

Është Juergen Klopp ai që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të bindin mesfushorin 18-vjeçar t’u bashkohet verën e vitit të ardhshëm. Por, reprezentuesi i Anglisë po pëlqehet edhe nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola. Vlera e anglezit në tregun e transferimeve është 80 milionë euro.

Ai me Dortmundin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.