Sport

Lazio kërkon skuadër për Hysajn

Elseid Hysaj pritet të shitet gjatë kësaj vere. Drejtuesit e klubit të Lazios janë në pritje të ofertave për mbrojtësin e krahut të djathtë.

Është trajneri Maurizio Sarri që u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk llogarit në shërbimet e mbrojtësit shqiptar për sezonin e ri.

Hysaj ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025.

Ai u transferua te Lazio në vitin 2021 nga Napoli.