Sport

De Jongu pranë Unitedit

Descriptive Text

Manchester Unitedi ka zhvilluar bisedime pozitive me Barcelonën për mesfushorin Frenkie de Jong.

Te klubi anglez shpresojnë që marrëveshja me Barcelonën për De Jogun do të arrihet shumë shpejt, raporton të dielën “Sky Sports”.

Unitedi dhe Barcelona mendohet se janë afër një kompromisi. Vetë De Jong është i hapur t’i bashkohet ish-trajnerit të tij, Erik ten Hag. 25-vjeçari holandez me klubin spanjoll ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Ai te Barcelona u transferua nga Ajaxi në vitin 2019.