Sport

Kosova në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik

Ekipi i Kosovës në konkurrencën e femrave në volejboll në rërë ka kaluar në gjysmëfinalen të kampionatit Ballkanik.

Dhuratë Sylejmani dhe Valmira Ramadani kanë mposhtur dyshen nga Turqia Ocakci Müge dhe Bahar Toksoy 2:0 me sete (21-18, 21-18), për të siguruar gjysmëfinalen e madhe, të dielën.

Në gjysmëfinale, dyshja “Dardane” do të ndeshet me Turqinë 1.

Në anën tjetër, ekipi i meshkujve i përbërë nga Fatlum Hajrizi dhe Erion Bajrami, u mposht nga Moldavia 2-0 me sete (21-17, 21-15).