Sport

Unitedi e rrit ofertën për De Jong

Manchester Unitedi po vazhdon bisedimet me Barcelonën për mesfushorin Frenkie de Jong.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit anglez kanë rritur ofertën për holandezin.

“Djajtë e Kuq” do t’i ofrojnë 80 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e De Jongut.

25-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.

Por tani lëvizja varet nga marrëveshja e holandezit.