Sport

Marcelo preferon të mbetet në La Liga

Marcelo është në kërkim të një skuadre të re. Braziliani është larguar nga Real Madridi, pasi i ka skaduar kontrata me ekipin madrilen.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se mbrojtësi i krahut të majtë ka marrë oferta të ndryshme nga skuadra të njohura evropiane.

Por 34-vjeçari karrierën dëshiron ta vazhdojë në La Liga.

Është skuadra e Getafes që po insiston në transferimin e brazilianit. Drejtuesit e klubit të Getafes po tentojnë ta bindin lojtarin të nënshkruajë kontratë.