Sport

Gjilani prezanton Mevlan Zekën

Descriptive Text

Skuadra e Gjilanit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin Mevlan Zeka. Sulmuesi i krahut, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ekipin e Gjilanit, me mundësi vazhdimi.

27-vjeçari te Gjilani është transferuar si futbollist i lirë pas largimit nga Ballkani. “Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Mevlan Zeka.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.

27-vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut vjen nga radhët e FC Ballkani, teksa ka luajtur në disa klube të tjera në vend dhe jashtë vendit, duke fituar dy tituj kampion dhe tri herë Kupën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit.