Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Werder Bremeni shpreh interesim për Rexhbeçajn

Elvis Rexhbeçaj ende nuk ka nisur stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës së Wolfsburgut.

“Wolfsburger Allgemeine” ka raportuar të enjten se mesfushori qendror, i cili luajti si i huazuar te Bochumi, po vuan nga një lëndim në muskul që e mori në fund të sezonit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

24-vjeçari aktualisht është duke punuar individualisht me trajnerin Michele Putaro.

Rexhbeçaj ka kontratë me skuadrën e Wolfsburgut deri në vitin 2023, por nuk dihet nëse do të vazhdojë të luajë për këtë ekip në sezonin tjetër.

Për Rexhbeçajn interesim ka shprehur Werder Bremeni, që sivjet siguroi rikthimin në Bundesligën gjermane.