Sport

Kounde kërkon largimin nga Sevilla

Mbrojtësi Jules Kounde është i vendosur të largohet nga Sevilla gjatë kësaj vere.

“Mundo Deportivo” ka shkruar të enjten se Kounde tashmë ka njoftuar klubin për vendimin e tij.

Mësohet se ai ka kërkuar nga Sevilla që ta lejojë t’i bashkohet Barcelonës. Kounde beson se kalimi te Barça do ta ndihmonte të ketë minutazhë më të madhe te Përfaqësuesja e Francës.

23-vjeçari në vitin 2019 iu bashkua Sevillas për 25 milionë euro, por ka një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh në kontratën e tij.

Sevilla nuk po i ul kërkesat dhe kjo po bllokon largimin e Koundes, i cili ka kontratë deri në vitin 2025.