Domenico Berardi është një futbollist i kërkuar, por, sipas të gjasave, do të mbetet te skuadra e Sassuolos për sezonin e ri.
Arsyeja që Berardi nuk do të largohet nga Sassuolo është kërkesa e lartë e klubit italian për ta lënë të lirë, ka njoftuar “Calciomercato” të enjten.
Për kartonin e Berardit, Sassuolo po kërkon të paktën 40 milionë euro. Ai ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2024, kurse interesim për shërbimet e tij ka kohë që kanë shfaqur Milani, Juventusi, Fiorentina e Roma.
Sezonin e fundit Berardi ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar 17 herë në 33 paraqitje në Serie A.