Sport

Notarët ukrainas e kërkojnë suksesin në pishinë, nën hijen e luftës

FOTO: AP
 

Të pushtuar nga shqetësimi për familjen, zemërimi ndaj kolegëve rusë dhe pasiguria për të ardhmen, notarët ukrainas po kërkojnë sukses në Kampionatin Botëror në Budapest, nën hijen e luftës, ka shkruar AFP, të enjten. Të shpërndarë nëpër Evropë që nga pushtimi i Rusisë në shkurt, jeta për notarët më të mirë të Ukrainës, si Mykhailo Romanchuk, babai i të cilit “lufton në frontin lindor”, është përmbysur.

"Çdo mëngjes ai më dërgon një mesazh se është mirë", tha Romanchuk, 25 vjeç, pasi fitoi një medalje bronzi në 800 metra, stil i lirë, të martën.